Në Kosovë sot mbahet pjesa e dytë e testit të maturës, të cilit do t’i shtrohen 33 mijë maturantë.
Pjesa e parë e këtij testi është mbajtur më 6 qershor, e cila nuk kaloi pa vërejtje, ani pse më pak se viteve të tjera. Për pasojë 65 maturantëve, që shkelën rregullat, nuk do t’iu lejohet të hyjnë në pjesën e dytë.Testi fillon në orën 10:00 dhe përfundon në orën 13:00.Ministri i Arsimit do të vizitojë disa shkolla për të parë për së afërmi si po shkon ky proces, ndërkohë, pasdite Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës.Testi monitorohet nga përfaqësues të caktuar nga Ministria e Arsimit.
No comments:
Post a Comment