Saturday, June 20, 2015

Pritje mahnitëse për Ramush Haradinaj në Tiranë

Haradinaj akuza për Jahjagën e Mustafën. 

Miq e të afërm, e shumë prej atyre që protestuan të Ambasada e Sllovenisë për ndalimin e Ramush Haradinajt, shkuan në Tiranë për ta pritur atë, raporton Kohavision.

Haradinaj mbërriti në aeroportin e Rinasit në Tiranë, pak pas mesnatës. Ai ka thënë se më shumë sesa prej Sllovenisë është ndier i ofenduar nga qëndrimi dhe deklaratat e bëra, prej kryeministrit Mustafa, presidentes Jahjaga por edhe prej telefonatës së munguar të kryeministrit Rama. Kritikat për presidenten dhe kryeministrin e Kosovës Haradinaj i ka shprehur edhe në kuvendin zgjedhor të Aleancës së Gruas duke thënë se është turpëruar nga reagimet e tyre. Haradinaj theksoi se pavarësisht problemeve të shumta të brendshme që i ka Kosova, kjo nuk ua jep të drejtën askujt që
të tallet me qytetarët e këtij shteti dhe se një gjë të tillë nuk do të lejohet më. Haradinaj ia ka kujtuar Sllovenisë dhe të gjitha shteteve të tjera se duhet të mësohen në Ballkan me ekzistencën e 7 milionë shqiptarëve. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ishte ndaluar në nga autoritetet sllovene në Lubjanë me një urdhër-arrest të lëshuar nga Serbia më 2004. Gjykata kishte vendosur t’ia konfiskonte pasaportën derisa të përfundonin, siç kanë thënë ata, procedurat, përcjell koha.net. Haradinaj në Lubjanë ishte transit, pasi po kthehej nga një vizitë zyrtare që e kishte zhvilluar në Berlin.

No comments:

Post a Comment