Të gjithë bashkatdhetarët, që do të vijnë për pushime gjatë kësaj vere, do të kenë rastin të regjistrohen nga institucionet e Republikës së Kosovës.
Katër vjet pas themelimit të Ministrisë së Diasporës, Kosova më në fund do të mund ta di se sa qytetarë të saj jetojnë jashtë vendit. Kjo pasi të gjithë bashkatdhetarët, që do të vijnë për pushime gjatë kësaj vere, do të kenë rastin të regjistrohen nga institucionet e Republikës së Kosovës. Ata, do të mund t’i plotësojnë formularët e regjistrimit, me të hyrë në pikat kufitare. Kjo, do të realizohet në kuadër të fushatës: “Ti je pjesë e atdheut!”, që Ministria e Diasporës, ka nisur për promovimin e këtij regjistrimi. Ministri i Diasporës, Valon Murati, ka thënë se ky regjistrim do ta lehtësojë përfshirjen e diasporës në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Ndërsa Andrew Rusell, nga UNDP-ja, ka pohuar se kjo është një lëvizje pozitive për një vend, që ka aq shumë probleme me migracionin siç është Kosova. Ky projekt është mbështetur edhe nga presidentja Jahjaga, Ministria e Jashtme e Finlandës dhe misioni i IOM-it në Kosovë, kurse do të zgjasë gjatë tre muajve të verës.
No comments:
Post a Comment