Asnjë subjekt politik apo kandidat i këtyre zgjedhjeve nuk lejohet të bëjë propagandë elektorale.
Është dita kur ligji ia ka lënë zgjedhësve si kohë për reflektim për kë do të votojnë.Këto, sipas TCh, janë zgjedhjet e disata në radhë për pushtetin vendor pas rënies së diktaturës, por janë të parat me një ndarje të re territoriale.Si pasojë, nga rreth 400 njësi vendore, gara këtë herë bëhet vetëm për 61 bashki, të rritura në territor dhe numër zgjedhësish.Për drejtuesit e rinj të njësive të reja, kanë të drejtën të shprehen me votë 3 milionë e 370 mijë e 206 zgjedhës.Në garë janë 63 parti politike. Shumica prej tyre të grupuara në dy koalicionet më të mëdha: Aleanca për Shqipërinë Europiane, kryesuar nga PS, e cila ka në përbërje 37 forca politike dhe Aleanca për Punë dhe Dinjitet, drejtuar nga PD me 15 subjekte zgjedhore në të.11 parti garojnë më vete jashtë koalicioneve të mëdha. Në garë për 61 bashki janë 158 kandidatë.
No comments:
Post a Comment