Droga në shkolla po rritet çdo ditë
20% e nxënësve nëpër shkolla kanë thënë se së paku njëherë e kanë përdorur kanabisin.
Rritja e konsumit të lëndëve narkotike nga të rinjtë, sidomos nëpër shkolla, është ngritur si shqetësim në ditën ndërkombëtare të abuzimit me drogën.Sipas të dhënave të policisë, megjithatë në këtë vit ka rënie të përdoruesve të drogës nëpër shkolla. Por, të dhëna të tjera ka organizata Labirinth, sipas së cilës, konsumimi i lëndëve narkotike nëpër shkolla ka rritje dhe mosha e konsumimit po ulet. Kanabisi është droga më e shpeshtë që përdorin të rinjtë kosovarë. 20% e nxënësve nëpër shkolla kanë thënë se së paku njëherë e kanë përdorur kanabisin. Gazetaret kanë provuar të kontaktojë zyrtarët e Ministrisë se Arsimit, për të kuptuar nëse kanë ndonjë strategji për parandalimin e konsumimit të drogës nëpër shkolla, por askush nuk është përgjigjur.
No comments:
Post a Comment